Flash

Arrestohen 11 persona në Himarë, po ndërtonin pa leje tri objekte

Lapsi.al 29 October 2021
Arrestohen 11 persona në Himarë, po ndërtonin pa leje tri objekte

Policia e Vlorës ka vënë nën pranga 11 persona dhe ka shpallur në kërkim investitorin e tri objekteve pa leje që po ndërtoheshin në fshatin Palasë, Dhërmi. Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit F. B., 59 vjeç, banues në Ksamil, A. S., 32 vjeç, B. Zh., 26 vjeç, M. Zh., 34 vjeç, V. B., 49 vjeç, D. T., 44 vjeç dhe L. T., 38 banues në Vlorë, A. P., 44 vjeç, O. H., 22 vjeç, banues në Krujë, R. Sh., 34 vjeç dhe E. S., 37 vjeç banues në Tiranë.

 Po ashtu, janë proceduar penalisht edhe 2 specialistë të IMT-së për shpërdorim detyre. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit R. H., 35 vjeç dhe E. Z., 30 vjeç, banues në Himarë, me detyrë specialist pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Himarë, pasi dyshohen se nuk kanë kryer kontrolle të vazhdueshme për ndërtimet në territorin e kësaj bashkie.

Vijon puna për kapjen e investitorit V. Gj. dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Mëngjesi vijon i kthjellët në veri dhe qendër, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat jugore, ndërsa mjegulla shfaqet në zonat kufitare lindore. Edhe pasdi...

07:33

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI