Flash

Mblidhet Komisioni për zgjedhjet e 25 prillit, pritet miratimi i rregullores dhe planit të hetimit

Lapsi.al 27 October 2021
Mblidhet Komisioni për zgjedhjet e 25 prillit, pritet miratimi i

Komisioni Hetimor është mbledhur ditën e sotme për hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Pas dështimit të mbledhjes së 5 ditëve më parë, Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit pritet të miratojë rregulloren në bazë të së cilës do të miratohet edhe plani i hetimit parlamentar. Deputeti i Partisë Socialiste Tonin Gogu ka kërkuar kryetarit të komisionit Enkelejd Alibeaj që ta drejtojë mbledhjen në mënyrë të paanshme dhe sipas tij të mos bëhet show politik por të zbatohet rregullorja e të nisë hetimi.

Gogu gjithashtu kërkoi që të mos shtyhej më votimi i rendit të ditës dhe zgjedhjes së sekretarit. Mësohet se kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, 4 ministra dhe drejtuesit e institucioneve kryesore ligjzbatuese në vend do të thirren si dëshmitarë në Komisionin e Posaçëm Hetimor të ngritur këtë të hënë, për parregullsitë në procesin zgjedhor të 25 prillit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI