Flash

Vdekja e 4 turistëve/ Reagon ambasada ruse: Do kryejmë ekspertisë mjeko-ligjore në Rusi

Lapsi.al 22 October 2021
Vdekja e 4 turistëve/ Reagon ambasada ruse: Do kryejmë ekspertisë

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook se trupat e pajetë të 4 turistëve, të cilët u gjetën të vdekur në ambientet e një hoteli në Qerret të Kavajës, janë nisur mëngjesin e sotëm për në Moskë. Ndërkohë, ambasada thekson se për të përcaktuar vdekjen e turistëve mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë edhe në Rusi.

“Në mëngjesin e hershëm të 22 tetorit trupat e pajetë të shtetasve rusë, të cilët humbën jetën në 15 tetor në territorin e Republikës së Shqipërisë, u nisën në Rusi me një fluturim të rregullt.

Sipas legjislacionit rus, mund të kryhet një ekspertizë mjeko-ligjore shtesë për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tyre. Shpresojmë në marrjen sa më të shpejtë të përfundimeve zyrtare nga pala shqiptare, si edhe në bashkëpunimin e mëtejshëm të ngushtë të organeve ligjzbatuese ruse dhe shqiptare për sqarimin e rrethanave të tragjedisë”, mbyllet reagimi i ambasadës Ruse në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI