Flash

FMN nxjerr bllof qeverinë/ Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në kohën e Covid-it

Lapsi.al 21 October 2021
FMN nxjerr bllof qeverinë/ Shqipëria me numrin më të

Gjithnjë e më shumë po dalin në dritë fakte që konfirmojnë një të fshehtë publike: qeveria shqiptare ka manipuluar numrin e vdekjeve nga pandemia, për qëllime thjeshtë propagandistike. Shifrat e jetëve të humbura janë katërfishi i atyre që raportohen realisht. Këtë të dhënë e gjejmë në një artikull të revistës Monitor e cila ka përdorur si burim shifrat dhe grafikët e Fondit Monetar ndërkombëtar

Shqipëria kishte rritjen më të lartë të vdekjeve në Europë në vitin 2020, në raport me mesataren e 2015-2019, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Europiane të tetorit 2021”.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Shpirtrat e vdekur nga virusi i pushtetit

Sipas grafikut, në 2020-n vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e 2015-2019, e para në Europë, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (rreth 18%) dhe Kosova e treta me rreth 17%. Nga shtetet e rajonit, vdekshmëria më e ulët shtesë ishte në Serbi (rritje rreth 10%), shkruan revista. Dhe kjo humbje jetësh që është mbajtur e fshehur bëhet edhe me e rëndë kur dihet se vendi ynë mbetet ende një shtet me moshë mesatare të ulët rreth 37 vjeç, pra jo me popullsi të plakur që riskon të preket më shumë nga efektet e Covid. 

Ky trend që e ka konfirmuar edhe instituti ynë i statistikave, edhe Eurostati dëshmon qartë se Covid 19 ka bërë namin në këto anë. Por nga autoritetet shqiptare ato janë fshehur duke u shkruar në kartelat e vdekjes si humbje jete nga arresti kardiak apo nga mushkritë ndonëse pacienti sapo kishte dalë nga spitalet Covid 1, 1 apo 3.

“Politikë me vdekjen”/ Shqipëria me numrin më të lartë në Europë për humbjet e jetës gjatë pandemisë

Ky debat u hap për herë të parë në nëntor të vitit të kaluar kur kreu i opozitës Basha foli publikisht për manipulimin e numrit të të vdekurve nga pandemia. Ai denoncoi se kishte arritur të siguronte listën e morgut ku përfundonin pacientët e spitaleve Covid, por që nuk korespondonin me shifrat që jepte ministria e Shendetësisë për numrin e përgjithshëm të vdekjeve. 

Edi Rama u mjaftua atëherë me një përgënjeshtrim të thatë se askush nuk qe i interesur për ta bërë këtë gjë dhe propoganda u vu në punë për të thënë se opozita po përbalte punën e mjekëve.

Rama: “Askush s’ka interes të fshehë vdekjet”. Provat që e kundërshtojnë

Tani edhe institutet e statistikave dhe së fundi FMN vërtetojnë një trend që tregon se vdekjet nga ovid 19 janë katërfishi i atyre që raporohen. Dhe pavarësisht sukseseve që na tregohen në luftën ndaj pandemisë fatkeqësisht Shqipëria është e para për numrin e të vdekurve në raport me popullsinë, ndonëse ka dhe një moshë mesatare të re. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI