Flash

Aksioni i SPAK në Lezhë/ Koka e grupit i arratiset policisë, në arrest shtëpie një grua

Lapsi.al 20 October 2021
Aksioni i SPAK në Lezhë/ Koka e grupit i arratiset policisë,

SPAK, në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze, ka kryer një operacion për kapjen e shtetasit F.P, nga Lezha, i cili dyshohet se ka çuar një sasi të konsiderueshme droge për t’i trafikuar në Norvegji. Mësohet se ky shtetas nuk është gjetur nga policia në banesën e tij në Lezhë, dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. SPAK thotë se po kryen hetimet për të zbuluar pasuritë e këtij shtetasi në vendin tonë.

Ndërkohë, Policia në bashkëpunim me SPAK kanë ekzekutuar masën e arrestit të shtëpisë për një grua e cila bashkëpunonte në trafikun e drogës me shtetasin F.P. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme me interes për hetimin.

Të këshilluara

Rama: Kurrë më dialog anglisht me opozitën

Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme me Ambasadorin e BE Luigi Soreca, ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të diskutojë me opozitën propozimet për nd...

10:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI