Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

A do të ndryshoj Facebook emrin? Çfarë thotë kompania

Lapsi.al 20 October 2021
A do të ndryshoj Facebook emrin? Çfarë thotë kompania

Facebook po planifikon të ndryshojë emrin duke marrë një emër të ri që fokusohet në metaverse - një hapësirë virtuale në të cilën përdoruesit mund të ndërveprojnë me një mjedis të krijuar nga kompjuteri dhe përdorues të tjerë. Lajmin e ka bërë të ditur The Verge, sipas së cilës ndryshimi i emrit do të shpallet javën e ardhshme.

Ndërsa vetë Facebook tha se nuk preferon të komentojë rreth kësaj çështjeje.

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetore të kompanisë Connect, më 28 tetor, por mund të zbulohet më shpejt, thuhet në raportin e The Verge.

Ky ndryshim ka të ngjarë ta pozicionojë aplikacionin e mediave sociale Facebook, si një nga shumë produktet nën një kompani mëmë, i cili gjithashtu do të mbikëqyrë aplikacione si Instagram, WhatsApp, Oculus etj.

Kjo ka ardhur në një kohë kur Facebook përballet me presion të madh pas zbulimeve nga ish-punonjësja France Haugen, e cila tha se kompania kishte vënë "fitimet para njerëzve" dhe se po dëmton fëmijët dhe po destabilizon demokracitë. Haugen foli pas publikimit të një sërë dokumentesh në Wall Street Journal, duke përfshirë shfaqjen e hulumtimeve të brendshme që zbulojnë se 30% e vajzave adoleshente mendonin se Instagrami ndikonte për keq në imazhin që ato kanë për trupin e tyre.

Të këshilluara

Çizmet më in të momentit

Sezoni i çizmeve mbërriti! Me siguri jeni kurioze të dini se cilat janë tendencat e vjeshtës së këtij viti. Nga çizmet tradicionale deri te gjuri, deri te çizme...

15:03

Për çfarë arsyesh vajzat rikthehen me ish-at

Shumë prej nesh përpiqen të kthehen në marrëdhëniet e së kaluarës. Sigurisht, ndonjëherë ka arsye të mira për t’u rikthyer me ish-in tuaj. Megjithatë, në shumic...

11:50

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI