Flash

Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh më 14 nëntor

Lapsi.al 19 October 2021
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, 21 komuna

Numërimi i votave në Kosovë ka përfunduar. PDK ka fituar katër komuna pa balotazh, Aleanca për AAK dhe LDK nga dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore pa balotazh.  PDK ka fituar në Mitrovicë të Jugut, Ferizaj, Hani i Elezit dhe Skenderaj, ndërsa LDK ka fituar në Pejë dhe Lipjan. AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë. Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

LVV dhe LDK në balotazh do të përballen në pesë komuna: Prishtinë, Gjilan, Podujevë, Viti dhe Fushë Kosovë. LVV dhe PDK në balotazh do të përballen në tri komuna: Prizren, Shtime dhe Kaçanik. PDK dhe LDK në balotazh përballen në dy komuna: Vushtrri, Dragash. LVV dhe AAK në Balotazh përballen në dy komuna: Gjakovë dhe Rahovec. LDK dhe AAK përballen në balotazh në dy komuna: Istog dhe Junik. PDK dhe AAK përballen në balotazh në Klinë. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, do të mbahet më 14 nëntor.

 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Lezhë

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Lezhë-Shkodër. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një person dhe ...

08:19

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: I gjithë vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme kt...

07:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI