Flash

Kosovë/ Pengoi procesin e votimit, arrestohet një person

Lapsi.al 17 October 2021
Kosovë/ Pengoi procesin e votimit, arrestohet një person

Arrestohet një person për pengim të procesit të votimit. Me urdhër të prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka ndaluar një person, në Komunën e Suharekës, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit njofton se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit i njëjti është në ndalim.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit, andaj inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe njëherit të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”, thuhet në njoftimin dërguar mediave. /GazetaExpress

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Durrës

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në Mazë të Durrësit. Sipas policisë sot, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet ...

10:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI