Flash

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni: Zgjedhjet e lira janë thelbësore për demokracinë

Lapsi.al 17 October 2021
Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni: Zgjedhjet e lira janë thelbësore

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahen zgjedhjet lokale.

Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook” , shkruan se zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për  një demokraci të fortë.

“Zgjedhjet e lira, të ndershme dhe transparente janë thelbësore për çdo demokraci të forte, Sot ne duartrokasim qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët po ushtrojnë të drejtën e tyre për këtë parim jetik demokratik në zgjedhjet lokale në të gjithë vendin”, shkruhet në njoftim nga Ambasada Amerikane.

Ndërkohë në garë për 80 komuna dhe Shkupin janë 299 kandidatë, ndërsa mbi 10,600 kandidatë për këshilltarë komunal dhe këshillin e qytetit të Shkupit.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Durrës

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në Mazë të Durrësit. Sipas policisë sot, rreth orës 09:10, në fshatin Radë, Manzë, është gjetur nga familjarët, dyshohet ...

10:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI