Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Kryesia e PS merr vendimin, zbulohen emrat dhe ndahen detyrat për të deleguarit

Lapsi.al 15 October 2021
Kryesia e PS merr vendimin, zbulohen emrat dhe ndahen detyrat për të

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste mëngjesin e sotëm janë marrë disa vendime, një prej të cilëve është edhe ndryshimi i disa prej të deleguarve në Qarkun e Tiranës. Kështu, mësohet se Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, Mimi Kodheli delegohet në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, po në kryeqytet.

Mimi Kodheli delegohet në njësinë Nr.8, Tiranë; Blerina Gjylameti e deleguar në njësinë Nr.4, Tiranë; Frida Krifca do të jetë e deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë; Paulin Sterkaj delegohet në njësinë Nr.11 në Tiranë ndërsa Ornaldo Rakipi delegohet për Bashkinë e Vorës. Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj të drejtojë provizorisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

Po ashtu Kryesia miratoi metodologjinë dhe kalendarin e analizave që do të kryhen në të 12 Qarqet për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit 2021. Në funksion të riorganizimit të partisë, Kryesia autorizoi gjithashtu Sekretarin e Përgjithshëm për ngritjen e grupit të punës për ndryshime në Statut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI