Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Disa të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 15 October 2021
Disa të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh, 32 vjeç, pasi në dalje të Kamzës, u kap në flagrancë nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin e tij  4 emigrantë të parregullt, të clët i kishte marrë në Pogradec me destinacion  Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti  dhe një aparat celular.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjigjesisë ligjore, nga strukturat e DVP Tiranë u bë kapja e 4 personave në kërkim konkretisht:

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë kapjen e shtetasit I. N, 30 vjeç, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Librazhd, për veprën penale “Plagosje e lehte me dashje”. Për veprime të metejshme iu kalua Librazhdit;

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S, 46 vjeç, pasi dyshohet se pas një konflikti verbal ka kanosur me një mjet prerës shtetasin B. B.

Më datë 14.10.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve, F. S, 18 vjeç( me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe L. L, 32 vjeç, sepse në rrugën “Bab Rexha”, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin A. T, 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve nga  kontrolli i ushtruar në banesa u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materialë disa sende të kundërligjshme. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Më datë 13.10.2021, në Rrugën e Elbasanit, në Sauk, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim ku punonte shtetasi H. H, 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI