Flash

Rama i përgjigjet Bashës, jep sërish arsyet përse energjinë e shesim lirë dhe e blejmë shtrenjtë

Lapsi.al 14 October 2021
Rama i përgjigjet Bashës, jep sërish arsyet përse

Kryeministri Edi Rama pranoi faktin që energjia shitet lirë dhe blihet shtrenjtë. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama iu përgjigj kryetarit të PD, Lulzim Basha i cili theksoi se nuk ka krizë energjitike dhe akuzoi për keqmenaxhim. Sipas kryedemokratit, Shqipëria e shet energjinë me 70 mln euro dhe e blenë me 200 mln euro. Kryeqeveritari nga ana tjetër sqaroi se arsyeja përse Shqipëria e blen shtrenjtë energjinë elektrike dhe e shet shumë lirë atë është për shkak se nuk kanë ende një mundësi për të ruajtur rezerva hidrike, gjë që synon ta rregullojë me ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës.

"Ju i thoni shqiptarëve këta e shesin lirë dhe e blejnë shtrenjtë. Po sigurisht. Ky është fakt publik për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne nuk kemi ende sot kapacitet për të mbajtur rezerva hidrike përtej limit të lejuar nga siguria e digave dhe kur uji vjen nga qielli më shumë sesa mban limiti duhet ta derdhim, e keni derdhur ju, keni bërë katastrofa paaftësie, por ne ndryshe nga ju Skavicën e nxorëm nga sirtari, që është një projekt me SHBA-në që është në proces.

Plus ndërtimi i kapacitetit për rezervë do të na bëjë të vendosim kur e shet energjinë, jo nga halli ku të shkojë ujin, por duke ndjekur momentin që kërkesa është më e lartë. Natyrisht që kur shesim energjinë kërkesa është e ulët, pasi rrethetrrotull ku blihet energjia jonë moti është i njëjtë”, tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI