Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Rama-Bashës: Për të shara nuk e kalon njeri ustain tënd, ti je kopja, Berisha origjinali

Lapsi.al 14 October 2021
Rama-Bashës: Për të shara nuk e kalon njeri ustain tënd, ti

Debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Basha është tensionuar kjo për shkak të gjuhës së përdorur nga të dyja palët. Me ironi Rama i tha Bashës se nuk e konkuron dot ish kryeministrin Sali Berisha për të shara, duke e cilësuar kreun e PD një kopje të tij.

“Kur vjen këtu dhe i jep gojës si ai tjetri mos u anko se të vjen Foltorja këtu. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu. Nuk ta kemi fajin ne, dil këtu e sillu mirë, thuaj çfarë ke për të thënë dhe mos hyr në garë se kush më shan më shumë mua. Mos i hy kësaj maloreje sepse për të shara se konkurron njeri atë ustain tënd. Është sharësi më i madh. Je shumë melankolik për të bërë atë lloj roli. Je shumë dobët përpara tij, se ai është origjinali ti je kopja. Nëse e kalon atë kopje atëherë flasim”, tha Rama.

Debati u agravua pas deklaratave të kryetarit të PD-së, i cili tha se Rama kërkon që të përfshihet në debatin brenda demokratëve. Nga foltorja e Kuvendit, Rama theksoi se ajo që po ndodh brenda PD-së e bën të ndihet keq, duke iu referuar përplasjes me Berishën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI