Flash

"Po tentoni të na mbyllini gojën"/ Nis me debat seanca plenare, deputetët zihen për kohën e diskutimeve

Lapsi.al 14 October 2021
"Po tentoni të na mbyllini gojën"/ Nis me debat seanca

Me debate të shumta ka nisur seanca e sotme e Kuvendit dhe  "mollë e sherrit" është bërë reduktimi i kohës së diskutimit nga deputetët. Gjithçka startoi kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla u shpreh se seanca e sotme do të jetë 360 minuta, nga të cilat 190 minuta i ka shumica në dispozicion për të folur dhe 113 PD, ndërsa pjesa tjetër i mbetet dy grupeve të tjera dhe deputetëve të pavarur. Opozita ka dalë kundër vendimit të mazhorancës për të reduktuar kohën me 10 minuta për çdo deputet, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. në nisje të seancës

“Mos na mohoni të drejtën e fjalës. Nuk ka ndodhur kurrë që të gjithë deputetët e opozitës të flasin vetëm 100 minuta. Rregullorja na ka dhënë të drejtën që të flasim 600 minuta. Opozitës nuk mund t’i mbyllet goja në një Parlament të një vendi minimumi normal. Ju keni detyrimin që të thoni se kush është arsyeja që keni marrë këtë vendim. Doni t’i hiqni të drejtën e fjalës opozitës? Jeni aty jo thjesht për t’u bërë transmetuese e vendimeve të Konferencës së Kryetarëve”, tha Bardhi.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla tha se Kuvendi do të zbatojë rregulloren e vendosur me konsensus në Konferencën e Kryetarëve, që diskutimet të bëhen me kohë të kufizuar deri në momentin që të gjithë parlamentarët të jenë të vaksinuar. Pas diskutimeve me tone të ashpra të deputetëve, kryeparlamentarja Nikolla vijoi me rendin e ditës, por mbi zërin e saj dëgjoheshin sërish replikat nga ana e deputetëve.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI