Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Përplasi “Fordin” me murin, arrestohet shoferi i dehur në Ersekë

Lapsi.al 14 October 2021
Përplasi “Fordin” me murin, arrestohet shoferi i dehur në

Arrestohet një 53-vjeçar në Ersekë pasi është aksidentuar duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

“Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, të shtetasit S. Sh., 53 vjeç, banues në Ersekë, pasi në qytetin e Ersekës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, është përplasur me murin rrethues të një objekti, duke shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së kontrollit, rezultoi se 53-vjeçari, drejtonte mjetin në gjendje të dehur”, thotë policia.

Në Korçë është arrestuar edhe një i ri si dhe është shpallur në kërkim një tjetër pasi kanë vjedhur një objekt antik.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, të shtetasit E. Z., 28 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin V. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas, në lagjen nr. 3, Korçë, kanë vjedhur në banesën e shtetases M. A., një objekt antik prej bakri me vlerë 30 000 lekë”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Fondacioni Credins/ Dhuroni në smile.al

Projektet e para me karakter social janë hedhur në platformën crowdfunding: Smile.al. Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë prezantuar projektet e tyre përg...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI