Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Lezhë/ I gjenden 2 granata në banesë, arrestohet 52-vjeçari

Lapsi.al 14 October 2021
Lezhë/ I gjenden 2 granata në banesë, arrestohet

Policia e Lezhës ka arrestuar një 52-vjeçar, pasi i janë gjetur granata në banesë. Sipas uniformave blu në bazë të informacioneve të marra kanë ushtruar kontroll në banesën e A.K., në fshatin Kallmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.

"Vijojnë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, vënë në pranga një shtetas që mbante në banesë dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Sekuestrohen 2 granata me ndezës të montuar.

Sherbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë,  në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy granata luftarake me ndezës të montuar.

Në përfundim të veprimeve, specialistët bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit” të shtetasit A.K., 52 vjeç, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Fondacioni Credins/ Dhuroni në smile.al

Projektet e para me karakter social janë hedhur në platformën crowdfunding: Smile.al. Organizata të ndryshme jo qeveritare kanë prezantuar projektet e tyre përg...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI