Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Kriminelët shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë pa pengesa

Lapsi.al 14 October 2021
Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Kriminelët

Kryeministri Albin Kurti po merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Shkup të organizuar nga “The Economist”.

Kurti foli edhe për aksionin e djeshëm të policisë kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar. Ai tha se kriminelët shqiptarë dhe serbë bashkëpunojnë pa pengesa në Kosovë.

“Krimi i organizuar është multietnik në Kosovë, kriminelët shqiptarë dhe kriminelët serbë ata bashkëpunojnë pa pengesa dhe ne do ta luftojmë atë pavarësisht gjithçkaje dhe dje ishte një operacion policor në disa komuna përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe të Jugut, ku morën pjesë pjesëtarë të policisë nga komuniteti shqiptar dhe serb”, tha Kurti.

Ai tha se po ashtu se krimi në Kosovë s’duhet të etnizohet. “Mendoj se është e dëmshme që krimi të etnizohet dhe të politizohet”, ka thënë tutje Kurti.

Më 13 tetor, autoritetet kryen një operacion kundër kontrabandës së mallrave. Ky operacion u prit me protesta dhe bllokada në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, ku u lënduan dhjetë policë si dhe dhjetë qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI