Flash

Arrestohen autorët e plagosjes së dyfishtë tek zona e Parkut

Lapsi.al 14 October 2021
Arrestohen autorët e plagosjes së dyfishtë tek zona e Parkut

Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim si autorët e dyshuar të plagosjes së Aleksandër Nikolla dhe Xhulio Vela pasditen e së mërkurës në kryeqytet. Policia bën me dije se të tre personat kanë precedent penalë, ndërsa njëri prej tyre ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Policia ka arrestuar dhe njërin prej të plagosurve Aleksandër Nikolla, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Një armë zjarri pistoletë, e dyshuar e përdorur në ngjarje është sekuestruar. Të arrestuarit janë: Fatjon Palushi dhe Daniel Manushi, ndërsa është shpallur në kërkim: Islam Xhetani.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas një pune intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasit: F. P., 27 vjeç, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; D. M., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Si dhe u shpall në kërkim si autor i tretë i dyshuar i ngjarjes, shtetasi I. Xh., 28 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Këta shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” me rrugën “Frosina Plaku”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. N., 28 vjeç dhe Xh. V., 26 vjeç,  të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, midis autorëve të dyshuar dhe shtetasve të plagosur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI