Flash

Transportonin 5 emigrantë nga Tirana në Kukës, pranga 16-vjeçarit, në kërkim i riu me dy mbiemra

Lapsi.al 13 October 2021
Transportonin 5 emigrantë nga Tirana në Kukës, pranga

Një 16-vjeçar me iniciale A.S. është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij me dy mbiemra I. T(M). Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të transportojnë 5 emigrantë të paligjshëm nga Tirana drejt Kukësit me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale A. S, 16 vjeç, banues në Morinë dhe u shpall në kërkim shtetasi I. T(M).

Këta dy shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar për të transportuar 5 shtetas emigrantë të paligjshëm, nga qyteti i Tiranës në drejtim të Kukësit, me qëllimin final kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI