Flash

I shpëtoi plumbave/ 22-vjeçari s'ndihmon policinë: S’pashë kush qëlloi

Lapsi.al 13 October 2021
I shpëtoi plumbave/ 22-vjeçari s'ndihmon policinë:

Redi Balla, 22 vjeç, i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Komunën e Parisit ka treguar ç’ndodhi në momentin kur u qëllua, por pa ndihmuar hetuesit. Balla u tha hetuesëve se nuk kishte parë fytyrën e personit, apo personave (nuk e përjashton të ishin më shumë se një), që e qëlluan me armë zjarri. 22-vjeçari pretendon se në momentin që e kanë qëlluar, ka qenë duke përdorur celularin brenda në makinë dhe nuk ishte i vëmendshëm. Balla nuk ka dhënë asnjë detaj as për arsyen se përse mund të ketë ai shënjestër e një atentati për ta eliminuar.

I riu rezulton se është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por deri më tani nuk rezulton që të jetë i dënuar për ndonjë vepër penale. Por janë pikërisht këto konflikte, pista kryesore ku edhe po hetohet, megjithatë nuk përjashtohen edhe të tjera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI