Flash

Zbardhet motivi i konfliktit mes dy mësueseve të shkollës ‘Çajupi’/ U zunë për një tavolinë në lokal

Lapsi.al 12 October 2021
Zbardhet motivi i konfliktit mes dy mësueseve të shkollës

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm pranë shkollës ‘Çajupi’, në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’. Nga njoftimi mësohet se konflikti i djeshëm mes dy mësueseve ka nisur për një vend tavoline në një lokal. Dy mësueset Elida Qenami, 46 vjeç, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, 53 vjeçe, mësuese Historie,  janë zënë fillimisht verbalisht për një tavolinë në lokal në afërsi të shkollës “Çajupi” dhe më pas sherri ka degjeneruar, duke përfshirë edhe familjarët e tyre.

Kjo përplasje çoi në pranga një 39 vjeçar, i cili gjatë konfliktit ka qëlluar në ajër me armë zjarri, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Një 32 vjeçar, i afërmi i shtetases D.T., përfundoi në spital nga dëmtimet e marra dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia procedoi penalisht pesë prej tyre, ndërsa shpalli në kërkim një tjetër shtetas.

Të këshilluara

Përmirësohet situata e COVID në Kosovë

Situata e pandemisë ka shënuar përmirësime në ditët e fundit në Kosovë. Dje janë raportuar 2 viktima dhe 14 raste të reja me COVID. Kjo lidhet edhe me proces...

09:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI