Flash

Lëvizte me armë dhe shpërndante drogë, arrestohet “Rebeli” i Durrësit

Lapsi.al 12 October 2021
Lëvizte me armë dhe shpërndante drogë, arrestohet

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi u kap me armë zjarri, lëndë narkotike dhe fara kanabisi.

"Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip pistoletë, 1.2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, një sasi farash si ato të cannabis sativa, një peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

 

Të këshilluara

Përmirësohet situata e COVID në Kosovë

Situata e pandemisë ka shënuar përmirësime në ditët e fundit në Kosovë. Dje janë raportuar 2 viktima dhe 14 raste të reja me COVID. Kjo lidhet edhe me proces...

09:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI