Flash

Dyshohet të kenë vrarë një malazez në korrik të këtij viti, shpallen në kërkim ndërkombëtar dy shqiptarët

Lapsi.al 12 October 2021
Dyshohet të kenë vrarë një malazez në korrik të

Dy shtetas shqiptarë jane shpallur ne kerkim nderkombetar nga Policia e Malit te Zi pasi dyshohen si persona qe kane kryer nje vrasje me 4 korrik te ketij viti ne Ulqin. Vincenc Pirolli 34 vjeç dhe Dorjan Lala 35 vjeç jane te dyshuarit kryesor te vrasjes se shtetasit Malazez nga Ulqini Momçillo Gjurishić ( Momčilo Djurišić).  Nga provat e mbledhura dhe të dokumentuara, policia e Malit të Zi akuzon dy shqiptarët si autor të vrasjes, të cilat janë arratisur dhe janë shpallur në kërkim. Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit Aleksandar Boshkoviç tha se pista kryesore e hetimit është ajo e gjakmarrjes.

Gjakmarrja lidhet me një vrasje në 2017, ku djali i 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiç, Savo Gjurishiç ka vrarë me arme zjarri 53-vjeçarin Beqë Likaj 53 vjeç. Për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij në Ulqin. Dy të rinjtë mendohet të jenë në Shqipëri, pasi ata janë futur ilegalisht në Malin e Zi ditën e vrasjes dhe më pas janë larguar përmes pikës kufitare Sukobine-Muriqan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI