Flash

Sherr në Tiranë/ Plagosen 4 persona me sende të forta, sekuestrohet një pistoletë

Lapsi.al 11 October 2021
Sherr në Tiranë/ Plagosen 4 persona me sende të forta,

Një sherr mes disa banorëve ka ndodhur këtë të hënë në afërsi të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në Tiranë. Gjatë sherrit janë përdorur sende të forta ndërsa dyshohet se një nga personat e përfshirë në konflikt ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Policia ka ndërhyrë dhe ndaluar përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar dhe një armë zjarri tip pistoletë.

Paraprakisht raportohet se janë lënduar 4 persona. Të plagosurit janë transportuar për në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.  Lidhur me ngjarjen autoritetet kanë shoqëruar dy persona, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI