Flash

Ministria e Jashtme Ruse: Rama foli për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, e papranueshme

Lapsi.al 11 October 2021
Ministria e Jashtme Ruse: Rama foli për bashkim të Kosovës dhe

Ministria e Jashtme ruse ka dhënë një deklaratë zyrtare me anë të zëdhënëses, Maria Zackarova, ku censuron deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv, ku sipas tyre ka folur për një bashkim të mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë. Ministria e Jashtme ruse e cilëson deklaratën si të papranueshme, pasi promovimi i Shqipërisë së Madhe destabilizon rajonin.

Deklarata vijon duke thënë: “Është e çuditshme se ky unifikim është cilësuar si ambicia finale e karrierës të liderit të një prej vendeve të Ballkanit, që nuk shkon me promovimin e tentativave të Tiranës dhe Beogradit për krijimin e një tregu të përbashkët, në kuadër të Open Balkans”. Ministria e Jashtme ruse fton vendet “që mbrojnë Kosovën” që të reagojnë nga deklarata e Ramës, ndërkohë që sipas saj nuk i kursejnë Beogradit kritika për konceptin e “paqes serbe”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI