Flash

Kosovë/ Shënohen 14 raste me COVID, humbin jetën 2 pacientë

Lapsi.al 11 October 2021
Kosovë/ Shënohen 14 raste me COVID, humbin jetën 2 pacientë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 2 viktima dhe 14 raste të reja me COVID. Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 74 qytetarë, ndërsa kanë marrë vaksinën 9.795 persona.

"Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës. Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. Në total numri i rasteve aktive është 1.095", njofton IKSHPK.

Të këshilluara

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të Hënën tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens. Card u njoh për kontributet e tij në ekonomi...

13:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI