Flash

Gledis Nano mbledh vartësit, priten ndryshime në nivel drejtuesish në qarqe apo komisariate

Lapsi.al 11 October 2021
Gledis Nano mbledh vartësit, priten ndryshime në nivel drejtuesish

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka mbledhur për herë të parë në një takim, drejtues të bluve në Qarqe. Nano u ka prezantuar objektivat dhe prioritetet e tij në drejtim të organizatës së Policisë së Shtetit si dhe ka marrë opinione nga vartësit. Takimi ka nisur rreth orës 09:00 të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa burimet janë tepër të rezervuara për dhënien e informacioneve sa i përket zhvillimeve të saj.

Në nivel drejtues në Qarqe apo komisariate pritet të ketë edhe ndryshime por kjo në bazë të perfomancës, ku në shënjestër pritet të jenë qytetet më problematike sa i përket situatës së rendit dhe kontrollit të territorit. Këto ndryshime pritet të përfshijnë transferime apo shkarkime por asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Pasditen e kësaj të premteje, drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka ftuar në një takim jo formal në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, gazetarët. Do të jetë një bashkëbisedim jo publik me qëllim forcimin e bashkëpunimit në vijim.

Të këshilluara

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

Çmimi Nobel në Ekonomi për vitin 2021 iu dha të Hënën tre ekonomistëve David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens. Card u njoh për kontributet e tij në ekonomi...

13:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI