Flash

“Gazetari në kohë krizash”, Rama: Përhapja e "fake news"-ve në mediat online ka minuar lirinë e fjalës

Lapsi.al 11 October 2021
“Gazetari në kohë krizash”, Rama: Përhapja e

I pranishëm në konferencën e OSBE-së për Europën Juglindore, “Gazetari në kohë krizash”, kryeministri Edi Rama ka pranuar se nuk është personi i duhur për të marrë pjesë në takime të tilla sepse ka opinione ndryshe nga ato që konsiderohen politikisht korrekte. Sipas tij, në emër të lirisë së medias, shumë gjëra ndodhin që shkojnë kundër konceptit të lirisë. Nga ana tjetër shtoi se duhet të rregullohet kjo hapësirë kaotike ku të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruse.

“Liria e përhapjes së mediave online ka minuar lirinë e fjalës. Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet kur vjen puna te rregullimi i kësaj hapësire, ku të vërtetat dhe gënjeshtrat vështirë të dallohen nga njëra-tjetra. Në emër të lirisë na duhet thjesht të bëjmë durim me këtë sasi gënjeshtrash, akuzash, shpifjesh apo shantazhesh, që janë shndërruar në problem shumë të madh. Çfarë do të kishte bërë makineria propagandistike naziste me këtë liri, është tronditëse", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI