Flash

Shiste kokainë gjatë natës në Itali, arrestohet i riu shqiptar

Lapsi.al 10 October 2021
Shiste kokainë gjatë natës në Itali, arrestohet i riu

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafik droge. 32-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap nga policia e Parmës. I riu i cili ishte pa leje qëndrimi, ishte strehuar në një qendër komunitare në qytetin e Parmës.

Sipas mediave italiane, 32-vjeçari shpërndante drogë, kryesisht gjatë fundjavave gjatë orëve të natës. Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut iu gjetën 20 qese të vogla me drogë, të mbështjella me një qese celofani të madhe.

Brenda tyre kishte 9.4 gramë kokainë gati për shitje. Gjithashtu atij iu gjet dhe 100 euro. Më pas, autoritetet ushtruan kontroll në dhomën ku qëndronte në qendrën komunitare të Parmës. Po ashtu, brenda dhomës u gjetën dhe 5 gramë kokainë si dhe një shumë prej 6800 eurosh si dhe një pako ilac metanol që përdorej për të prodhuar lëndën narkotike. Ndaj shqiptarit rëndojnë edhe akuzat; ‘dhunë në familje’ dhe ‘plagosje’.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI