Flash

Mbrëmje vanitoze në Tiranë, James Bond mbledh krerët e shtetit në kinema (FOTO)

Lapsi.al 9 October 2021
Mbrëmje vanitoze në Tiranë, James Bond mbledh krerët e

Në Tiranë është shfaqur sonte premiera e filmit të James Bond “S’ka kohë për të Vdekur”. Natyrshëm që pritej të ishte një mbrëmje gala me aktorë, artistë dhe personazhe të njohur të skenës. Por vanitetit të këtij rasti s’i kanë shpëtuar dot as politikanë e drejtues të rëndësishëm të institucioneve shqiptare. Më i riu mes tyre ishte drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Dy ditë pas marrjes së detyrës, ai gjeti kohë të parakalonte i veshur civil në tapetin e kuq të Kinema Millenium. Bashkë me të ishte edhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Si për të na treguar se në këtë film kishin shkuar si enkas për të marrë leksione prej 007-ës, në mënyrë që të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, në premierën e James Bond ishin edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, kryeprokurori Olsian Çela dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Mes plot të tjerëve që parakaluan në tapetin e kuq ishin edhe zyrtarë të tjerë të lartë e politikanë të vendit, nga kryetari i KQZ-së te kryebashkiaku i Tiranës, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, djali i kryeministrit Edi Rama, duke të krijuar kështu përshtypjen se premiera ishte më shumë një paradë për ta sesa për vetë filmin. Një rast më shumë që ata të shpërfaqnin vanitetin, veshjet e shtrenjta dhe të trokisnin gotat e verës me njëri-tjetrin. Shihni më poshtë disa foto që tregojnë më shumë nga tepria e sotme e zyrtarëve tanë të lartë.©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI