Flash

Berat/ Arrestohet 31-vjeçari, hyri në banesë dhe kërcënoi 20-vjeçaren që të pranonte propozimin për martesë

Lapsi.al 9 October 2021
Berat/ Arrestohet 31-vjeçari, hyri në banesë dhe

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dimal, për shkak se ka hyrë pa leje në banesën e një 20-vjeçare dhe përmes kërcënimit ka kërkuar që ajo të martohej me të. Familja e të resë e ka denoncuar rastin dhe pas kësaj 31-vjeçari është vënë në pranga, dhe do të përballet me akuzën e kanosjes.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Dimal u bë arrestimi i shtetasit B.C., 31 vjeç, pasi ka hyrë pa leje në banesën e një shtetase 20-vjeçare duke e kanosur dhe shtrënguar në mënyrë që vajza të pranonte propozimin për martesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI