Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

U shpall “non grata”, DASH çon në Kongres Sali Berishën dhe familjen e tij

Lapsi.al 8 October 2021
U shpall “non grata”, DASH çon në Kongres Sali

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar listën e te gjithë personave te cilëve i’u është refuzuar viza nga SHBA gjatë vitit 2021. Të gjithë personat dhe anëtarët e familjes të tyre për të cilët Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka informacion të besueshëm se janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion, i janë dërguar Kongresit Amerikan. Lista është publikuar edhe nga ambasadorja Yuri Kim në Twitter. “Departamenti i Shtetit i raporton Kongresit në lidhje me personat e caktuar për korrupsion të rëndësishëm”, shkruan  Kim.

Në listë është publikuar edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha. Njoftimi është publikuar në faqen e DASH , së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Sipas kësaj liste të DASH, në harkun kohor të 8 muajve, SHBA ka shpallur “non grata” 68 shtetas të huaj nga e gjithë bota. Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije më 19 maj se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI