Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Rritja e çmimeve/ Rama: Shqipëria nuk e prodhon dot energjinë që i duhet, e shesim kur ka sasi të mëdha reshjesh

Lapsi.al 8 October 2021
Rritja e çmimeve/ Rama: Shqipëria nuk e prodhon dot energjinë

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike. Rama tha se Shqipëria nuk prodhon energjinë që i duhet dhe detyrohet që t’a importojë. Sipas Ramës, importi është duke ndodhur në kohë thatësirë e për pasojë edhe çmimi është më i lartë. Ndërkohë kryeministri ka sqaruar se vendi ynë shet energji vetëm kur ka sasi të larta reshjesh.

"Të ardhurat dhe të mirat nuk vijnë nga qielli, vijnë nga puna. Është mirë të dëgjojmë njëri tjetrin. E kam të pamundur të vrap bashkë me vrapin që ka marrë çmimi i energjisë. Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shet energji pasi në momentin kur ka reshje me tepri ka dy rrugë ose ta shesë ose ta derdhë prurjen e reshjeve. Kur është mot reshjesh çmimi është më i ulët. E shet në një kohë kur kërkesa nuk është e lartë. Shqipëria e blen energjinë kur ka thatësirë dhe e blen më shtrenjtë sepse kërkesa është më e lartë. Nuk i vendos qeveria çmimet. Jemi këtu për të ngritur një digë mes furtunës që vjen nga tregu ndërkombëtar dhe shtëpive të shqiptarëve. Meqë rritet çmimet rrisni rrogat. Nuk funksionon kështu. Nuk rriten se s’dua unë. Nuk ekziston një kryeministër që nuk do të rrisë rrogat. Rrogat rriten sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike. Kapacitete ekonomike rrisin zinxhirin e vlerës"- tha Rama.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI