Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ndryshimi mes Berishës dhe Bashës që çoi në këmbë "foltoren" e Elbasanit

Lapsi.al 8 October 2021
Ndryshimi mes Berishës dhe Bashës që çoi në

 Sali Berisha, arriti një moment kulmor në Foltoren e Elbasanit, kur bëri thirrje për protesta masive. Pasi foli për krizën e çmimeve, ai tha se demokratët duhet të përgatiten për betejë deri në fitoren e plotë.

“Prandaj ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë.

Edi Rama, ta dish mirë se kur të ngrihemi në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.

Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të BE. Sepse ata e paguajnë naftën njësoj si qytetarët e Zvicrës, që kanë një rrogë mesatare prej 6 mijë eurosh kundrejt 400 eurove që marrin qytetarët shqiptarë. Ne do ngrihemi në këmbë, si opozitë e vërtetë, si opozitë që beson te liria,” tha Berisha.

Të dërrmuar nga humbja në zgjedhje dhe nga opozitarizmi i squllur militantët në sallë u ngritën në këmbë kur Berisha bëri thirrje për protesta. Prej dy vitesh e gjysëm nën Bashën opozita i ka harruar manifestimet që kanë qenë në ADN-në e saj. Madje edhe pasi Basha shpalli masakrën zgjedhore kur Mark Marku dhe Gjekmarkaj i kërkuan fillimin e protestave, Basha ia ktheu: "Dakord por çfarë fitojmë prej tyre".

©Lapsi.al

 

 

 

 

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI