Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Krizë energjetike?/ Nënkryetari i PD: KESH deri në shtator ka tejkaluar disa herë prodhimin

Lapsi.al 8 October 2021
Krizë energjetike?/ Nënkryetari i PD: KESH deri në shtator ka

Nënkryetari i PD-së, Alfred Rrushaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama sa i takon paralajmërimit të tij sa i takon krizës që do të godasë Shqipërinë në sektorin energjetik. Në një konferencë për mediat në selinë blu, Alfred Rushaj ilustroi me shifra, sipas tij arsyet pse Shqipëria nuk mund të jetë në krizë. Rushaj tha se ky është një vit i mirë për vendin tonë në sektorin e energjetikës.

Deri në shtator, sipas Rushaj, KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin, duke e krahasuar të dhënat me ato të vitit të kaluar.

“Në Shqipëri nuk mund të flitet për krizë energjetike. Duket qartë se jemi në vit të mirë energjetike. Pra deri në shtator KESH ka tejkaluar disa herë prodhimin që ka bërë duke e krahasuar në vitin 2020. Gjatë gjithë vitit konsumohen 4.6 mld. Nëse KESH do të furnizonte të plotë kërkesën që ka konsumatori shqiptar, çmimi do të ishte 12 euro për megavat-orë. Është 21 herë më e lartë se sa çmimi është verifikuar para disa vitesh. Për periudhë shtator-dhjetor, kompanive do iu duket të paguajnë 150 mln euro. Sikur ta kishin marrë nga KESH, fatura do ishte 8 mln euro. Në çdo rast është faturë që paguhet nga qytetarët shqiptarë. Çfarë ka tjetër që ne themi se është keqmenazhim. S’ka të bëjë kriza në Kinë apo në ndonjë vend tjetër. Nëse për një moment të caktuar do të besonim atë çka thotë Rama, që nuk kishim asnjë mundësi dhe do ta shisnim atë 1.3 kilovat-orë, OSHEE a nuk duhet që ta blinte në prill apo maj, kur çmimi është më i lirë! Sot mund të jetë 220-230 në bursë çmimi. Këto janë disa shifra që flasin vetë që tregojnë abuzimin që është bërë në kompanitë publike. Aty ka një konkurrencë të fortë me njëri-tjetrin se kush gjeneron më shumë lekë. Është e paarsyeshme kjo lloj situate që ka ardhur nga keqmenaxhimi.”, tha Rushaj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI