Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Basha: Shqipëria nuk është e përfshirë nga kriza energjitike, Rama gënjen qytetarët

Lapsi.al 8 October 2021
Basha: Shqipëria nuk është e përfshirë nga kriza

Në një konferencë për mediat kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku shpalli  krizën energjetike. Basha tha ndër të tjerat se ajo që prezanton Rama nuk është krizë energjetike, por korrupsioni dhe keqmanaxhimi.

Kreyedemokrati tha se situata për të cilën flet kreu i qeverisë nuk ka lidhje me atë që po ndodh në Evropë. Basha theksoi se. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm, pasi në verë energjia shitet me çmim të lirë dhe më vonë shitet shtrenjtë.

“Kur tellalli i së keqes doli për të sjellë frikë, qëllimi i tij i vërtetë është krijimi i kushteve psikologjike dhe të presionit për atë që ai planifikon të bëjë për rritjen e çmimit të energjisë. Sot e patë sesi spërdhridhej para gazetarëve jo si kryeministër po avokat i klientëve. U përpoq ta krahasonte situatën me vendet e tjera por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodh në Evropë dhe situatës energjitike në Shqipëri tani e 8 vjet. Edhe përpjekja megalomane për t’i qarë hallin vendeve te G7 për të justifikuar atë që ka në plan të bëjë me çmimin e energjisë këtu është një teatër i pështirë mashtrimesh për të gënjyer qytetarët. Në fakt nuk është kështu. Kjo nuk është një krizë energjetike, por krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi me shkak dhe plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë. I keni parë sesi në verë shesin me çmim të ulët energjinë  e prodhuar nga uji dhe e blejmë me katër fish pak muaj më vonë në tendera korruptivë duke shpërdoruar taksat. OSHEE dhe KESH janë ndërmarrje të zhytura në korrupsion dhe klientelizëm,” tha Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI