Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Shefi i UNMIK-ut në Beograd, thirrje për vazhdim të dialogut Kosovë-Serbi

Lapsi.al 7 October 2021
Shefi i UNMIK-ut në Beograd, thirrje për vazhdim të dialogut

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, vuri në dukje domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, si dhe rëndësinë e të gjitha përpjekjeve për bashkëpunim rajonal, tha presidenca serbe të enjten pasi shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në Beograd.

Zyra për media e presidencës serbe deklaroi se gjatë takimit u diskutua situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë, dhe se Tanin ka deklaruar se mandati i UNMIK-ut në Kosovë dhe forcave të huaja, nën udhëheqjen e NATO -s (KFOR) është i qartë.

“Shtrirja dhe roli i këtyre misioneve janë përcaktuar saktësisht dhe ish-Sekretari i Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon dhe ai aktual, Antonio Guterres, janë angazhuar fort që nga fillimi për të zbatuar misionet e caktuara në përputhje me të gjitha vendimet e OKB-së”, tha Tanin, sipas presidencës serbe.

Në deklaratë thuhet se presidenti Vuçiç e ka lutur Taninin që të paralajmërojë Prishtinën se me “masat e saj të njëanshme dhe provokuese e rrit tensionin dhe rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Prania e Kombeve të Bashkuara, do të thotë UNMIK -ut, si dhe e misioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi, është më se e nevojshme si garanci e sigurisë së popullit serb. Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB -së është dhe duhet të jetë korniza ligjore për praninë e sigurisë ndërkombëtare në Kosovë dhe Metohi”, tha Vuçiç sipas presidencës serbe.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë përpjekjet e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por situata varet edhe nga ana e Prishtinës, e cila, siç është deklaruar ai, duhet të përmbahet nga lëvizjet e vazhdueshme të njëanshme që përkeqësojnë ndjeshëm situatën në Kosovë.

Kriza e fundit në marrëdhëniet midis Beogradit zyrtar dhe Prishtinës zyrtare ndodhi muajin e kaluar pasi Qeveria e Kosovës filloi zbatimin e masave reciproke më 20 shtator për targat e veturave të regjistruara në Serbi.

Pas 10 ditësh, më 30 shtator, përfaqësuesit e të dyja palëve, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, arritën një marrëveshje për shtensionimin e situatës, sipas së cilës njësitet speciale të Policisë së Kosovës u tërhoqën nga dy pika kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak më 2 tetor dhe në atë zonë u vendosën njësitet e KFOR-it.

Serbët lokalë po ashtu kanë larguar barrikadat në shenjë proteste ndaj masës reciproke për targat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI