Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

“Do ia dalim si me pandeminë”/ Basha: Zot na ruaj, shqiptarët u zhytën në borxhe

Lapsi.al 7 October 2021
“Do ia dalim si me pandeminë”/ Basha: Zot na ruaj,

Ditën e sotme po zhvillohet seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë me rend dite ndryshimet në  marrëveshjen me Pfizer për vaksinat. Nga foltorja e Kuvendit, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se qeveria gënjeu për pandeminë dhe për shifrat e personave që ndërruan jetë.

“Nuk është hera e parë që gënjejnë me pandeminë, gënjyen për ndihmën pandemike për rimbursimin, për tenderat, një dosje e cila këndellet në gjumë, SPAK dhe prokuroria. Për jetët e humbura, 16 mijë më shumë se mesatarja  dhe jo shifra rrenacake. Këtë nuk  e themi ne, e konfirmon dhe raporti i KE, që konfirmon se Shqipëria ka shtresën më të lartë të vdekjeve. Kur deklarojnë se do ia dalim, zoti na ruajt, ajo fjali ishte si shuplakë qytetarëve.

Qytetarët u futën në borxhe se pushteti lau duart me ta. Qytetarët harxhuan mesatarisht 1 mijë dollarë për tampon dhe ilaçe. Skema e rimbursimit dështoi, qytetarët humbën punën. Ky pushtet përparësi ka koncencionet, PPP grabitjen e pronave dhe ka dhënë ndihmën më të ulët në rajon për pandeminë, a lanë pas dhe vendeve më të vogla që disbursuan më shumë, Kosova po na jep leksion në këtë drejtim, jo më larg se 1 javë më parë, vendosi të ndihmojë familjet që kanë humbur një person nga Covid”, tha Basha.

Të këshilluara

Kurti zbulon detaje nga takimi me Vuçiçin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ku të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Ange...

16:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI