Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ndryshimi i kreut të Policisë së Shtetit/ Çuçi: “Kandili” për Veliun u keqkuptua

Lapsi.al 6 October 2021
Ndryshimi i kreut të Policisë së Shtetit/ Çuçi:

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, njoftoi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave emërimin e Gledis Nanos në krye të Policisë së Shtetit. Ai falënderoi Ardi Veliun për punën e bërë në këto vite, ndërsa theksoi se Nanon e pret një sfidë për të çuar përpara performancën e Policisë së Shtetit.

“Qeveria mori vendimin për lirimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit zotit Ardi Veliu dhe emërimit në këtë post të zotit Gledis Nano. Veliu largohet nga kjo detyrë me rezultate shumë të larta, duke e çuar performancën e Policisë së Shtetit në nivele si asnjëherë tjetër në këto 30 vite", tha Çuçi.

Ndërkohë, në lidhje me deklaratën e tij të një dite më parë, kur largimi i Veliut ende nuk ishte zyrtarizuar, Çuçi theksoi se fjala e tij ishte keqkuptuar. Çuçi tha se këto situata krijohen në dinamikë komunikimi me opozitën në komisionet parlamentare. Për sa i takon kreut të ri të Policisë së Shtetit ministri tha se Nano është oficer karriere.

"Zoti Nano është një oficer karriere dhe së fundmi ka shërbyer për një kohë të gjatë në krye të drejtorisë së Antiterrorit. Ai ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të Policisë së Shtetit në këto vite”, u shpreh Çuçi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI