Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Kërkesa e Kurtit në samitin e Ballkanit: Shpresoj të marrim njohje edhe nga 5 vendet e BE-së

Lapsi.al 6 October 2021
Kërkesa e Kurtit në samitin e Ballkanit: Shpresoj të marrim

Teksa ndodhet në Slloveni në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka shprehur dëshirën se ky samit ta bëjë Bashkimin Evropian të qëndrojë në thelbin e saj e që është zgjerimi i saj.

“Kanë kaluar më shumë se 3 vite që kur KE-ja ka rekomanduar për herë të dytë liberalizimin e vizave. Ka qenë një padrejtësi e madhe dhe mungesë e drejtësisë për qytetarët e Kosovës. Ne kemi shpresë që ky samit, do ta bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saje ky është zgjerimi i saj, si projekti më i rëndësishëm politik dhe historik i paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore. BE-ja duhet të vazhdojë me zgjerim që të jetë Evropë. Gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor janë ato që i mungojnë Bashkimit Evropian të bëhet Evropë. Ne jemi në Evropë, por Bashkimi Evropian duhet të bëhet Evropë”, ka thënë Kurti.

Më tej kryeministri i Kosovës është shprehur se janë 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, dhe shpreson që së shpejti ato do ta bëjnë një gjë të tillë.

“Shpresoj që së shpejti ato 5 vende do ti bashkohen vendeve që na kanë njohur. Unë avokoj për mungesën e frikës nga BE-ja dhe hidhërimin nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Kurti foli edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se duhet të përfundojnë me njohjen e ndërsjellë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI