Flash

Policia mbi avionin e rrëzuar në Shkodër: Nuk janë gjetur sende të kundraligjshme, por mjeti nuk ishte i regjistruar

Lapsi.al 5 October 2021
Policia mbi avionin e rrëzuar në Shkodër: Nuk janë gjetur

Policia e Shtetit ka tashmë një njoftim zyrtar për avionin e vogël që kreu një ulje emergjence, një ditë më parë në fshatin Velipojë të Kelmendit, në Malësi të Madhe. Në komunikatën për shtyp, të policisë së shtetit mësohet se është njoftuar nga një telefonatë për rrëzimin e avionit të vogël sportiv. Kur ka shkuar në vendngjarje, policia ka bërë veprimet e para hetimore, por nuk ka gjetur ndonjë shenjë dalluese nga avioni apo dokumentet e origjinës.

“Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se në vijë ajrore rreth 800 m nga kufiri me Malin e Zi, është konstatuar i rrëzuar dhe i dëmtuar një avion sportiv dyvendësh, ngjyrë gri, me gjatësi 6 m, gjerësi 10.5 m (nga skaji i njërit krah te tjetri), gjatësi të krahut 4.7 m dhe gjerësi të kabinës 1.1 m., në të cilin nuk u gjendën shenja dalluese si: flamur, dokumente të origjinës apo ndonjë dokument tjetër identifikimi”, shkruhet në njoftim.

Policia shton se nuk ka gjetur sende të kundërligjshme në avion dhe se ka nisur hetimet së bashku me autoritetet e Malit të Zi dhe Kosovës për përcaktimin e itinerarit të ndjekur nga ky avion dhe identifikimin e pilotit dhe pasagjerit, të cilët u larguan nga vendngjarja.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI