Flash

Mësohet emri i deputetit që do të shpallet non grata/ A e dinte sërish Rama që më parë?

Lapsi.al 5 October 2021
Mësohet emri i deputetit që do të shpallet non grata/ A e dinte

Dje "Albanian post" publikoi një scoop sipas të cilit dy deputetë të zgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit do të shpalleshin non grata. Ajo e shpalli këtë informacion të dhënë nga burime diplomatike por pa treguar emrat e atyre që do ti bashkoheshin Sali Berishës, Tom Doshit dhe Vangjush Dakos.

Sot me një lajm të dytë "AP" ka dhënë karaktersistika të këtyre dy personazheve duke pohuar se i njeh tashmë emrat e tyre. Sipas profilit që i bën kjo media njëri prej tyre merret vesh lehtë. Ai ka garuar me PS-në, e ka bënrë këtë në një qark të madh, ka qenë edhe ministër dha ka hyrë në politikë në vitet 2000.

Nuk do shumë vështrirësi që me një saknim të shpejtë të parlamentit aktual bëhet fjalë për Lefter Kokës. Këtë hipotezë e përforcon edhe fakti se pak javë më parë Koka dha dorëheqjen nga mandati në mënyrë të beftë dhe të pakuptueshme.

Dyshimet janë që një gjë të tillë tia ketë kërkuar kryeministri Rama i cili siç u pa edhe në rastin e Berishës i di në avancë levizjet e diplomatëve amerikanë duke u kordinuar politikisht me ta.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI