Flash

Katër të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Lapsi.al 5 October 2021
Katër të arrestuar në Tiranë, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona gjatë orëve të fundit. Sipas uniformave blu të kryeqytetit të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është edhe një 30-vjeçar, pasi në rrugën “Ibrahim Basha“, në fshatin Bushqesh, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, i ka thyer xhamat e lokalit si dhe i ka dëmtuar mjetin shtetasit G. D.

Gjithashtu është prangosur edhe një 20-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike.

"Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. D, 30 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Basha“, në fashtin Bushqesh, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, i ka thyer xhamat e lokalit si dhe i ka dëmtuar mjetin shtetasit G. D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. E, 28 vjeç, pasi në fshatin Breg, Vorë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin B.R.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç, 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI