Flash

Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet në Pogradec 32-vjeçari

Lapsi.al 5 October 2021
Dhunoi bashkëjetuesen, arrestohet në Pogradec 32-vjeçari

Policia e Pogradecit, ka arrestuar 32-vjeçarin A. T., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. T. Sakaq, janë proceduar penalisht dhe 2 të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme.

"Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. T., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi në banesë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. T., 33 vjeçe.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të qytetarëve, kanë konstatuar se shtetasi F. K., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, në brendësi të pasaportës së tij kishte vendosur një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi kishte tejkaluar afatin e qëndrimit në Greqi. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në DVP Korçë, filluan procedimin penal ndaj 21-vjeçarit, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal për veprën “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për shtetasin A. L., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lagjen nr.4, Korçë, në lokalin në përdorim të tij, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 njësi kompjuterike që dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI