Flash

Basha para samitit të PPE: Samiti i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat drejt BE-së

Lapsi.al 5 October 2021
Basha para samitit të PPE: Samiti i Ballkanit Perëndimor të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh para samitit të PPE duke thënë se Europa është ëndrra e çdo shqiptari.

Ndërkohë për mbajtjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor, kreu i PD-së, shprehet se pre që të adresohen pengesat drejt BE.

"Qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë të gjithë sy dhe veshë sa herë që ka një tubim të udhëheqësve të BE -së, plot shpresë për çdo derë që hapet dhe çdo dritë që shkëlqen përpara në lidhje me perspektivën e tyre evropiane.

Evropa është ëndrra dhe destinacioni ynë.

Isha 17 vjeç kur së bashku me të rinjtë dhe të rejat protestuam nën thirrjen “Ne duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Kjo thirrje e zemrave tona rrëzoi regjimin komunist.

Sot, 31 vite më vonë ne vazhdojmë të dëshirojmë, të kërkojmë dhe të përpiqemi për Shqipërinë si gjithë Evropa.

Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës. Ne presim mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, presim më shumë demokraci, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë", shprehet Basha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI