Flash

Opozita dhe mazhoranca bien dakord/ Balla: Mbledhjet mbahen me prani fizike, por me certifikatë Covid-9

Lapsi.al 4 October 2021
Opozita dhe mazhoranca bien dakord/ Balla: Mbledhjet mbahen me prani fizike, por

Mbledhjet e komisioneve parlamentare do të zhvillohen me prezencë fizike të deputetëve, me kusht që të paraqesin testin negative të Covid-19 ose certifikatën e vaksinimit. Në një deklaratë për mediat kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se palët kanë rënë dakord për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve.

“Falenderoj deputetët e opozitës, që ramë dakord për mënyrën e  zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve, duke e vendosur dhe kuvendin në të njëjtën linjë me universitetet, me shkollat dhe qasje të tjera. Pjesëmarrja do të jetë fizike, me kushtet e testit negativ, të bërë jo më herët se 48 orë ose  certifikatën e vaksinimit”, tha Balla.

Ndërkohë edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj e ka cilësuar si një kthim të ligjshmërisë në Komisionet Parlamentare, pas vendosjes nga Konferenca e Kryetarëve se këto komisione do të zhvillohen me prezencë fizike.

Të këshilluara

Të martën nis lotaria e vizave amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit ka zyrtarizuar hapjen e aplikimeve për lotarinë amerikane duke nisur nga kjo e martë. Afati i aplikimit është deri në datën 9 Në...

11:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI