Flash

Aksident në Librazhd, një i ri dhe 3 sirianë përfundojnë në spital

Lapsi.al 3 October 2021
Aksident në Librazhd, një i ri dhe 3 sirianë

Një aksident ka ndodhur së fundmi në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.

Raportohet se një makinë tip “BMW” e drejtuar nga 33-vjeçari E.H, ka dalë jashtë rruge si pasojë e humbjes së kontrollit.

Nga ky aksident janë plagosur vetë drejtuesi i makinës si dhe tre emigrantë të paligjshëm nga Siria të cilët ishin pasagjer në makinë.

"Më datë 03.10.2021, rreth orës 10:10 , në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, në rrugen e re akoma të papërfunduar, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Korçë, duke drejtuar mjetin tip “BMË”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është dëmtuar vetë si dhe janë dëmtuar lehtë tre shtetas të huaj sirianë të cilët ishin pasagjer në këtë automjet. Të dëmtuarit ndodhen në spital për ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI