Flash

Meta nga Pogradeci: Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për Presidentin, jam krenar për punën time

Lapsi.al 2 October 2021
Meta nga Pogradeci: Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia

Teksa pritet opinioni i Venecias për çështjen e shkarkimit të presidentit, për të cilin është votuar në Kuvend, Ilir Meta ka dhënë një koment nga Pogradeci, aty ku ka marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”. Kreu i shtetit është shprehur se në Venecia nuk ka asnjë çështje për Presidentin, pasi ai e ka quajtur atë politike.  Ndër të tjera Meta tha se në çdo rast kishte respektuar Kushtetutën.

“Nuk ekziston asnjë çështje në Venecia për presidentin. Ajo është çështje politike. Nuk jam i shqetësuar, jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, për të pasur sot një situatë aspak të dëshirueshme. Negociatat tashmë duhet të ishin hapur, në rast se do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh Meta.

Ai u pyet edhe për “Foltoren” e Berishës. “Nuk dua të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike, duhet të kenë debatet e tyre në respektim të demokracisë dhe normave kushtetuese. Siç e keni kuptuar demokracia në këto 3 dekada ka uljet e ngritje e saj edhe brenda grupimeve politike”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI