Flash

Trafikonin kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, një tjetër arrest në operacionin “Hudënisht”

Lapsi.al 1 October 2021
Trafikonin kanabis drejt Maqedonisë së Veriut, një tjetër

Forcat e rendit kanë vijuar veprimet në kuadër të operacionit “Hudënisht”, të filluar në gushtin e këtij viti, dhe që ka rezultuar në arrestimin e 5 personave të ndaluara me akuzat e trafikimit të narkotikëve, me 4 të tjerë që ndodhen në kërkim.

Personi i fundit u arrestua sot, dhe bëhet fjalë për shtetasin 44-vjeçar Sterio Oshafi, banues në fshatin Blacë të Pogradecit, i cili sipas autoriteteve kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Oshafi, bashkë me personat e tjera të akuzuara dhe që janë arrestuar në muajt e kaluar, Rexhep Toshi, Orestis Spirollari, Kleanth Dokollari dhe punonjësi i policisë Blenard Vathi, akuzohet se trafikonte lëndë narkotike në drejtim të Maqedonisë së Veriut.

Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni, vihet në pranga njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI