Flash

Greqi/ 78-vjeçari vret gruan, më pas i jep fund edhe jetës së tij

Lapsi.al 1 October 2021
Greqi/ 78-vjeçari vret gruan, më pas i jep fund edhe jetës

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Argolida të Greqisë.

Mediat Helene shkruajnë se një 78-vjeçar ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten. Policia ka marrë një lajmërim nga vetë burri, i cili i kishte thënë efektivëve se gruaja e tij ka vdekur. Në momentin që uniformat blu mbërritën në vendngjarje, gjetën trupin e gruas të pajetë, si dhe burrin e vetëvarur në oborrin e shtëpisë.

Komuniteti lokal në Argolida është i tronditur nga një vrasje e një gruaje nga burri i saj. Mësohet se gruaja vuante nga një problem shëndetësor dhe thuhet se burri e ndërmori këtë hap për ta lehtësuar atë nga dhimbjet. Megjithatë, hetimet për këtë rast ende vijojnë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI